Demokratët bëjnë pak pushim, PD mesazh strukturave: Rinisni protestën në orën 18:00. Aksioni ishte shumë i mirë
Partia Demokratike vlerëson pozitivisht protestën e zhvilluar para Kuvendit. Drejtuesit e partisë e cilësojnë aksionin e paradites si “shumë të mirë dhe të fortë”, duke kërkuar që e njëjta energji të vijojë edhe gjatë pasdites. Në mesazh theksohet rëndësia e një pjesëmarrjeje sa më të madhe në orën 18:00, veçanërisht nga qytetarët që nuk kanë mundur të jenë të pranishëm gjatë paradites për shkak të angazhimeve në punë.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje të nderuar,
Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji.
Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit.
Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.
Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti.
Të jemi të gjithë bashkë!

