Flash

(VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/ Ç'po ndodh sot në Zvërnec

Wall Street Journal zbret në terren për investimin miliardësh të Jared Kushner në Shqipëri, duke nxjerrë në pah konfliktet e pronësisë në Zvërnec, shqetësimet mjedisore, hetimin për punimet dhe kostot që shteti shqiptar merr përsipër për projektin në Sazan.

Lapsi.al 8 October 2026

(VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/

Wall Street Journal ka zbritur në Shqipëri për investimin miliardësh të Jared Kushner, duke ndërtuar një reportazh që sjell konfliktet e shumta që ka provokuar ky projekt. Përballë renderave 3D me superjahte, vila dhe resorte luksoze, gazetarët amerikanë vendosin banorët që pretendojnë pronat, protestat, ndërhyrjet në zonën e mbrojtur, hetimin e prokurorisë dhe, në Sazan, një faturë të majme që i kalon shtetit shqiptar.

Që në hyrje qëndrimi i WSJ është i qartë. Planet e Kushner dhe Ivanka Trump për të zhvilluar resortet luksoze, thotë WSJ, “po shkaktojnë zemërim". Rrëfimi udhëton më pas në Zvërnec dhe Sazan, shqyrton dokumente gjyqësore dhe ballafaqon versionin e banorëve e ambientalistëve me përgjigjet e qeverisë Rama dhe grupit të Kushner.

Në Zvërnec, projekti parashikon hapësira për 350 superjahte, 600 shtëpi, 1,400 apartamente dhe një park ujor prej 80 mijë metrash katrorë. Por WSJ e zhvendos menjëherë kamerën nga luksi te problemet me pronën.

Familjet e zonës pretendojnë se pronat që kishin përfituar pas komunizmit përmes ligjit 7501 u kaluan pa pëlqimin e tyre dhe përfunduan në një transaksion mbi 100 milionë dollarë me një kompani të lidhur me Kushner. Banorët i shkruan vetë Kushner në vitin 2024 dhe përsëri në maj 2026, por thonë se nuk morën përgjigje.

Edhe më problematike paraqitet pjesa mjedisore. Zona është habitat i më shumë se 70 specieve të rrezikuara dhe mijëra flamingove. WSJ dokumenton një rrugë mbi dunat dhe një urë mbi kanalin që lidh lagunën me Adriatikun. “Kjo është diçka shumë e keqe për natyrën, shumë e keqe”, thotë një prej ambientalistëve, ndërsa një tjetër përshkruan sedimentet dhe dherat që po bllokojnë qarkullimin e ujit.

Reportazhi ngre pikëpyetje edhe për kohën e ndërhyrjeve. Një dokument i cituar nga WSJ tregon se leja e punimeve ishte dhënë më 29 prill, por ende nuk ishte firmosur dhe kërkonte plotësimin e kushteve të tjera, ndërsa në terren kishte shenja ndërhyrjesh më të hershme. Prokurorët shqiptarë, sipas WSJ, kanë hapur hetim për katër akuza, përfshirë ndërtimin e paligjshëm.

Rama mohon se kishte nisur ndërtimi dhe i tha WSJ se bëhej fjalë për “punime të kufizuara paraprake”. Edhe grupi i Kushner mohoi punimet pa leje dhe deklaroi se projekti vazhdon të jetë në fazën e planifikimit.

Pastaj kamera kalon në Sazan, ku projektohet një resort tjetër 1.4 miliardë dollarësh. Përtej imazheve të vilave luksoze që janë planifikuar, qëndron trashëgimia e ish-bazës ushtarake: ish-ushtaraku Artur Meçollari flet për katër zona me rreth 120 tonë municione të pashpërthyera.

Dhe WSJ evidenton një detaj që ndryshon edhe historinë ekonomike të projektit: një ndryshim i marrëveshjes në vitin 2025 e kaloi barrën financiare të pastrimit të këtyre municioneve nga investitori te qeveria shqiptare.

Me pak fjalë, mënyra se si Wall Street Journal e koncepton reportazhin është ajo e një çështjeje problematikei mbi atë që ndodhet pas imazheve të marketingut: kush e zotëron tokën, çfarë është bërë në zonën e mbrojtur, kur kanë nisur ndërhyrjet dhe çfarë kostosh merr përsipër Shqipëria. Video më poshtë:

Të këshilluara

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI