Shkrimtarja kanadeze Anne Carson është fituese e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026. Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg.
Ceremonia e shpalljes së çmimit u zhvillua në Borshuset, në qytetin e vjetër të Stokholmit.
Çmimi Nobel në Letërsi përfshin një diplomë, një medalje ari dhe 12 milionë korona suedeze.
Anne Carson do ta marrë çmimin nga duart e Mbretit të Suedisë në Konserthuset të Stokholmit, më 10 dhjetor, gjatë ceremonisë së Nobel-it.
© SYRI.net