Tabaku: Territori nuk është pushtet por identitet, Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të propozuara në Reformën Territoriale. Ajo u shpreh se një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet. Sipas saj, territori nuk është pushtet por identitet teksa shtoi se Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime.
“Sot po na kërkojnë të votojmë reformën territoriale. Po çfarë përfitojnë qytetarët nga kjo reformë që po i vizatohen kufij në hartë. I vetmi diskutim që kam dëgjuar sot ishte ne fitojmë Divjakën, fitojmë Poliçanin por për qytetarin kush mendon.
Për fat të keq sot Tirana është kthyer një çerdhe korrupsioni. Territori nuk është pushtet por identitet dhe kjo reformë i ka shkelur sot këto parime. Një komunitet që bashkohet me një komunitet tjetër humbet një kryetar bashkie. Kjo duhet të ishte një reformë që t’i mbetej qytetarëve. Një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet”, tha Tabaku.
Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në disa qarqe
Reforma Territoriale, Balla-opozitës: Doni të kapni ndonjë një votë, ne duam të konkurrojmë për standardet e BE
Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, kjo është hakmarrje politike ndaj qytetarëve
- 16:37 BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
- 16:31 Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në disa qarqe
- 16:26 Ulsi Manja: Edhe 46 bashki janë shumë
- 16:24 Trump përsërit thirrjen për Çmimin Nobel të Paqes: Kam zgjidhur tetë luftëra, nuk po mburrem
- 16:16 Asnjë vend i sigurt, si i ndjekin Irani dhe Rusia kundërshtarët e tyre në mërgim
- 16:15 Anulohen urdhër-kontrollet për pronat e Princ Andrew, policia pranon gabimin