web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kundër “Territoriales”/ Braçe e thotë troç: Prodhon vota, eksperiment ndaj 15 bashkive

8 Tetor 2026, 16:40, Politikë CNA

Kundër “Territoriales”/ Braçe e thotë troç:

Deputeti socialist Erion Braçe, që deri më tani ka ndarë qasjen e tij kundër ndryshimeve të propozuara të Reformës Administrativo-Territoriale, argumentoi sot në Kuvend këtë qëndrim.

Duke folur gjatë seancës plenare, Braçe e cilësoi si një eksperiment, njësoj siç ka ndodhur herë pas here me bashkitë e vendit. 

Sipas Braçes, kjo reformë ka lejuar më herët që disa kryebashkiakë të bëjnë njëherësh edhe punën e deputetit.

Socialisti theksoi hapur se harta e re shërben për të prodhuar vota, por sipas tij, qëndrueshmëria e reformës varet nga zbatimi i parimeve.

Deputeti tha se ndryshimet territoriale bëjnë fjalë për një ligj që do të ndryshojë jo vetëm jetët e njerëzve në 15 bashki të vendit që pritet të shkrihen, por edhe më gjerë.

“Janë bërë eksperimente pas eksperiment, mjafton t’ju kujtoj se kam qenë këtu në parlament kur kryetarët e bashkive u bënë edhe deputetë. Bënin njëherësh edhe kryetarin e bashkisë edhe deputetin. Nuk e kam refuzuar dhe mohuar nevojën për një reformë të fortë të sistemit vendor. Harta, e provuar shumë herë, është e përkohshme, e paqëndrueshme dhe si reformë tërësisht e pamjaftueshme. Kam dëgjuar shumë herë se harta është produkt i mundësive politike. Më troç, votave, Kështu ka qenë që nga viti 1992. Më e keqja, është se këtu jemi edhe sot. Qëndrueshmëria e reformës nuk vjen nga votat, por nga parimet, që nuk janë zbatuar njësoj kudo. Ne më këtë ligj sot, ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki. Madje edhe në bashkitë e tjera që ata po i përthithin”,-tha Braçe./CNA





Lajmet e fundit nga