8 Tetor 2026, 16:20
Nga G.M
Berisha-Klosi
TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje në Kuvend mes deputetit socialist Blendi Klosi dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjatë diskutimeve, Berisha lexoi një mesazh që, sipas tij, i ishte dërguar nga një qytetar i Poliçanit, i cili kundërshtonte shkrirjen e bashkisë. Sakaq, Klosi e vuri në dyshim mesazhin e qytetarit duke i thënë kryedemokratit që është një mesazh nga 'qytetari digjital'.
“Edhe mesazhi që sapo lexove e ka shkruar prapë qytetari digjital, sepse s’ka asnjë qytetar në Poliçan që të shkruan ty “I nderuari z.doktor”, tha Klosi.
Duke folur për reformën territoriale, deputeti socialist mbrojti qëndrimin e mazhorancës dhe deklaroi se PS do të votojë projektin, pavarësisht kundërshtimeve nga opozita.
“Duhet të kishim një proces në të mirë të qytetarëve. Nuk jemi këtu për të treguar muskujt njëri-tjetrit. Jemi këtu ta bëjmë një Shqipëri më të mirë. Nuk e humbasin shkëlqimin qytetet, por do të shkëlqejnë më shumë kur të bashkohen me bashkitë e mëdha. Doni s’doni ju ne do ta votojmë reformën sot” u shpreh Klosi.
Pas deklaratave të Klosit, Berisha vijoi kundërshtimin e tij ndaj reformës, duke e akuzuar mazhorancën se po dëmton interesat e komuniteteve.
“Dola këtu për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve. Me këtë pseudoreformë ju zhdukni çdo gjë. Ju jeni shndërrruar në një organizatë kriminale”, tha Berisha.
Debati mes dy politikanëve u zhvillua në një seancë ku reforma territoriale ka qenë në qendër të diskutimeve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës./Dosja.al
sali berisha blendi klosi
Politike
8 Tetor 2026, 16:14
E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti demokrat, Eno Bozdo ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale. Gjatë fjalës së tij në K...
Politike
8 Tetor 2026, 16:03
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Reforma Territoriale lidhet m...
Politike
8 Tetor 2026, 16:00
G.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj mënyr&eum...
Politike
8 Tetor 2026, 15:55
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka deklaruar se Reforma e re Territoriale, e cila është...
Politike
8 Tetor 2026, 15:51
G.M
Marjana Koçeku
TIRANË- Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste dy muaj më parë, u ka bërë thirrje depu...
Politike
8 Tetor 2026, 15:49
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën duke thënë se janë shëndërruar n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 15:43
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar Reformën e re Territoriale si një hakmarrje pol...
Politike
8 Tetor 2026, 15:15
E.d
Albin Kurti
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, n&e...
Politike
8 Tetor 2026, 14:30
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend akuzat e opozitës se Ref...
Politike
8 Tetor 2026, 14:25
I.A
Arbjan Mazniku
TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka kundërshtuar në Kuvend pretendimet e opozitës s...