Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama u tregoi derën atyre që kundërshtojnë, Braçe "kapet" me Maznikun në Kuvend: Pse e dini kaq të lehtë? Me këtë ligj po ndryshojmë jetët e njerëzve

Shkruar nga Newsbomb
Rama u tregoi derën atyre që kundërshtojnë, Braçe
Erion Braçe, Kuvend

Edhe pse kryeministri njëherazi kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi deputetët socialistë këtë të enjte se kush nuk voton reformën territoriale, nuk ka më vend në Partinë Socialiste, Erion Braçe vijon të kundërshtojë propozimin e socialistëve.

Në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se nuk e ka refuzuar kurrë një reformë të plotë për qeverisje vendore, duke shtuar se me këtë ligj po ndryshohen jetët e njerëzve.

“Nuk e kam refuzuar kurrë një reformë të plotë për qeverisje vendore. Me këtë ligj ne nuk ndryshojmë kufijtë administrativë por jetët e njerëzve. Vendi ka nevojë për reformë jo një hartë të vizatuar. Dua të ndalem te ajo që është thelbi. Kohë pas kohe u tha se e kemi pas në program politik dhe territorial. Ne ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë”, u shpreh deputeti socialist. 

I pakënaqur me propozimin për shkrirje, deputeti socialist iu kthye bashkëkryetarit të Reformës Territoriale, Arbjan Maznikut duke i treguar këtij të fundit që kompetencat e disa bashkive janë të pasakta.

“Kaq me lehtësi e marrim ne këtë fakt? Ndryshimin e jetës së njerëzve që kanë bërë plane për jetën e tyre. Bie dakord me shënimin e një kolegu këtu që populli përfaqësohet nga sovraniteti i një deputeti i zgjedhur me votë. Pra as në nivel grupi, as nivel profesional grupi siç komisionet parlamentare. Siç Komisioni i Ekonomisë, që kriteret që konfirmojnë këtë ligj janë me kritere ekonomikë dhe financiarë.

Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne në një vit. Po flas për kompetencat Arbër (Arbjan Mazniku). Dëgjova që i referohesh kompetencave të bashkisë, që ata nuk i kanë përmbushur. Kompetenca të pasakta. 46 kompetenca janë sot në bashki, këto kompetenca u transferuan pa buxhet, ose me buxhet të pamjaftueshëm” shtoi më tej Braçe.

Ndonëse mori paralajmërimin e kryetarit, Braçe me zë të dridhur nga Kuvendi i kundërshtoi sërish të vetët.  Edhe pse iu ndërpre fjala, Braçe vijoi me fjalën e tij duke kundërshtuar sërish shkrirjen e bashkive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese