Braçes i fiket mikrofoni, por vijon të flasë kundër reformës! Deputetët e PD-së: Lëreni të flasë

8 Tetor 2026 | 16:49

Debati për reformën territoriale në Kuvend është shoqëruar me një moment të veçantë gjatë fjalës së deputetit socialist, Erion Braçe.

Pasi kishte shprehur kundërshtimet e tij për reformën e re territoriale, mikrofonit të Braçes i është ndërprerë fjala, por deputeti socialist ka vijuar të flasë nga foltorja, duke vazhduar argumentet e tij kundër draftit.

Në një moment të pazakontë, deputetë të krahut të kundërt politik, nga Partia Demokratike, kanë kërkuar që Braçes t’i lihet mikrofoni hapur dhe të vijojë fjalën.

Braçe kishte deklaruar më herët se reforma nuk mund të kufizohet vetëm te ndryshimi i hartës administrative dhe se në qendër duhet të jetë ndikimi që ajo do të ketë te qytetarët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend gjatë debatit për reformën e re territoriale, duke shprehur publikisht kundërshtimet e...
16:46 | 08/10/2026

Tabaku: Territori nuk është pushtet por identitet, Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të propozuara në Reformën Territoriale. Ajo u shpreh...
16:39 | 08/10/2026

Ulsi Manja: Edhe 46 bashki janë shumë

Deputeti i PS-së Ulsi Manja, ka komentuar në Kuvend debatin për reformën administrativo-territoriale dhe propozimin e opozitës për krijimin e 100 bashkive. Duke iu përgjigjur...
16:26 | 08/10/2026