8 Tetor 2026, 16:41
Nga G.M
ASHK
ELBASAN- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emëruar një drejtues të ri në Drejtorinë Vendore të Elbasanit. Everest Kazheli është emëruar në këtë post duke zëvendësuar Ester Isain, e cila ka qënë në krye të kësaj detyre që prej fillimit të vitit 2026. Kazheli vjen në Elbasan pas drejtimit të ASHK-së në Fier, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në ditët e fundit.
Deri më tani, ende nuk është bërë i ditur emri i personit që do të marrë drejtimin e Kadastrës së Fierit pas largimit të Kazhelit. Karriera e këtij të fundit në strukturat e kadastrës përfshin edhe drejtimin e Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Lushnjë. Ai ka pasur në përgjegjësi administrimin e proceseve dhe shërbimeve që lidhen me regjistrimin dhe menaxhimin e pronave.
Ndryshimi në drejtimin e Kadastrës së Fierit vjen në një periudhë kur kjo strukturë është përballur me hetime dhe çështje të bujshme të lidhura me tjetërsimin e pronave. Në kuadër të këtyre procedimeve, disa ish-drejtues të ASHK Fier janë arrestuar dhe ndodhen në burg. Me emërimin e Kazhelit, drejtimi i ASHK-së në Elbasan kalon kështu në një tjetër fazë, ndërsa pritet të bëhet publik edhe emri i drejtuesit të ri të institucionit në Fier./Dosja.al
ashk elbasan
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:37
G.M
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:22
E.d
Pamje
ELBASAN- Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektor&...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:33
E.d
Viola Haxhiademi
TIRANË- Ish-sekretarja e Belinda Ballukut dhe drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiadem...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:26
E.d
Igli Tare
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e vilës së dytë...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:09
E. D
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Spec...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 15:03
G.M
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një 25-vjeçare...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 14:32
E. D
Albert Malaj
TIRANË- Dhuna e policisë ndaj protestuesve ka prekur edhe kryebashkiakun e Memaliajt, Albert Malaj, i cili është p&e...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 14:32
G.M
arma e sekuestruar
BULQIZË- Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi dyshohet se ka që...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 14:12
E. D
Pamjet nga protesta
TIRANË- Policia ka dhunuar në mënyrë shtazore protestuesit paqësorë, të cilët protestojn&...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 13:44
E. D
Leli Kaja
TIRANË- Seanca për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajën, administratorin e inceneratorit të Elbasa...