Deputetja Jorida Tabaku duke u shprehur kundër territoriales tha se kjo reformë duhet t’i shërbejë qytetarëve. Sipas saj një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet.
“Sot po na kërkojnë të votojmë reformën territoriale. Po çfarë përfitojnë qytetrët nga kjo reformë që po i vizatohen kufij në hartë. I vetmi diskutim që kam dëgjuar sot ishte ne fitojmë Divjakën, fitojmë Poliçanin por për qytetarin kush mendon. Sot Tirana është kthyer jo në një çerdhe, por universitet korrupsioni. Nuk është bërë një bilanc i asaj që ndodhi në 2015. Sot dështimet po i vuajnë qytetarët, ato që largohen nga Shqipëria. Territori nuk është pushtet por indentitet dhe kjo reformë i ka shkelur sot këto parime. Një komunitet që bashkohet me një komunitet tjetër humbet një kryetar bashkie. Kjo duhet të ishte një reformë që t’i mbetej qytetarëve. Një bashki është me fortë jo kur ka më shumë financa, por kur qytetari dëgjohet”, tha Tabaku”.
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është shprehur se nuk është harta territoriale ajo që shuan zjarret apo që mban ndezur dritat e rrugëve, por sipas saj, harta vendos nëse do të ketë bashki të afta për të ofruar këto shërbime.
Komentet Luarasi i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se shpopullimi i Shqipërisë nuk ka nisur me hartën territoriale të vitit 2014, por sipas saj është më i hershëm.
Sipas Luarasit, Shqipëria duhet të ndërtojë bashki që ofrojnë shërbime dhe jo të jenë prezente vetëm si zyra.
Për Luarasin, ulja e numrit të njësive vendore nuk ndikon te shpopullimi dhe për këtë ajo mori shembullin e Danimarkës, që sipas saj e ka ulur numrin e komunave nga 271 në 98.
“Shpopullimi që është një nga plagët e këtij vendi, kërkon një shpjegim më serioz, sepse nuk lindi me hartën e vitit 2014. Nga censi i vitit 2001 te ai i vitit 2011, popullsia ra rreth 8%. Kjo vazhdoi edhe pas 2014-ës. Kjo na detyron që të ndërojmë bashki që të ofrojnë shërbime dhe jo vetëm zyra. Nëse do të ishte e vërtetë se hartat i nxirrnin njerëzit nga vendi, atëherë Danimarka që i uli komunat nga 271 në 98, sot do të ishte bosh, ndërsa danezët janë ende aty. Ajo që ndodhi me bashkitë pas 2014-ës është diçka e matshme. Shpenzimet vendore u rritën me 170%, të ardhurat u rritën me 250% dhe detyrimet e prapambetura ranë me rreth 75%. Nuk mendoj se është harta territoriale ajo që shuan zjarret, apo ajo që ndez dritat e rrugës. Harta vendos nëse do të ketë bashki të afta që i mbajnë këto shërbime apo jo”, tha mes të tjerash Luarasi.