Justina Shiroka-Pula në krye të Kosovës/ Malaj: Është fat që zgjodhi një presidente të tillë! Imeri: E merituar!

“Zgjedhja e presidentes dhe situata politike në Kosovë” ishte tema e diskutuar këtë të enjte në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës.
E ftuar në studio, pedagogia Nora Malaj foli për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke e cilësuar atë si një figurë me përvojë akademike dhe profesionale.
Malaj u ndal edhe te roli që presidentja e re pritet të ketë në një moment të rëndësishëm për Kosovën, si dhe te sfidat politike me të cilat përballet vendi.
Edhe për analistin Dorajet Imeri zgjedhja e znj. Justina Shiroka Pula, ishte më se e merituar, duke theksuar se tashmë më në fund Kosova nuk është më në krizë.
Pjesë nga biseda:
Imeri: Është më se e merituar, sidomos kur zotërohet nga gra të tilla me kontribute dhe shumë profesionale. Gra të merituara për poste të miratuara. Kosova nuk është në krizë politike tashmë. Sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, Kosovës i duhet një reagim i shpejtë institucional. Kosova nuk është në krizë. Kam shpresë se do hyjmë në një fazë të re të bërjes së politikës në Kosovë.
Malaj: Është fat që Kosova zgjodhi një presidente të tillë. Qenia grua i shton peshën, por ajo është edhe shumë intelektuale. E njeh shumë mirë fushën e demografisë, çështjen e ekonomisë, ka qenë në politikë dhe ka drejtuar një nga ministritë më të vështira, atë të Ekonomisë. Ka dhënë mësim në universitete dhe u njeh shumë mirë të rinjtë. Por roli i presidentes është roli që, sipas meje, i shkon shumë mirë. Dhe Kosova është në fazën që i duhet një akademike shumë e mirë dhe me një empati shumë të mirë. Një president duhet të jetë niveli më i lartë që i ka provuar të gjitha, me vlerë profesionale. Nuk është e lehtë në kohën e sotshme t’i realizosh të gjitha këto. Kosova kishte arritur tek stacioni i fundit. Me zgjedhjen e Justina Pulës arriti zgjedhjen e problemit. Presidentja e parë erdhi nga fusha e rendit, krijoi figurën e parë të një gruaje presidente. Ndërkohë zonja Osmani luajti rolin e lidershipit dhe dha zgjidhje. Tashmë zonja Justina e ka në nivelin më të vështirë. Në këtë moment, ndoshta Kosova ka nevojë pikërisht për këtë.




