Komisioni Europian kërkon t’i japë një shtysë të re procesit të zgjerimit, ndërsa disa vende kandidate vijojnë të presin prej dekadash anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Të lidhura
None found
Ushtarë rusë të diagnostikuar me HIV dyshohet se po angazhohen në operacione luftarake në vijën e frontit në Ukrainë, edhe pse disa prej tyre janë vlerësuar më herët si të paaftë për shërbim ushtarak. Sipas mediave ukrainase, ky pretendim bazohet në një regjistrim audio të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, DIU.
DIU thotë se në material identifikohet një ushtar që i përket Brigadës së 1-rë të Motorizuar të Ushtrisë Ruse.
Në bisedën e regjistruar pretendohet se ushtari është i infektuar me HIV dhe se mungesa e trajtimit të duhur mund t’i shkaktojë komplikacione shëndetësore.
Sipas inteligjencës ukrainase, një komision mjekësor e kishte shpallur ushtarin të papërshtatshëm për shërbim që në muajin shkurt. Megjithatë, ai është dërguar më pas në misione luftarake.
DIU paralajmëron se një praktikë e tillë mund të ndikojë në përhapjen e HIV/AIDS-it. Në të njëjtën deklaratë, institucioni ukrainas nënvizoi se personat përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë do të ndëshkohen.
Inteligjenca ukrainase u ka bërë thirrje ushtarëve rusë të dorëzohen, duke iu referuar projektit “Dua të Jetoj”. Përmes këtij projekti, sipas DIU-së, ushtarët rusë mund të lidhen me autoritetet ukrainase për të kryer dorëzimin.






