MAGAZINË /

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Dënimi konsiston në 50 kuota ditore me vlerë 3 mijë franga secila, duke e çuar shumën totale në 150 mijë franga, ose rreth 14.75 milionë lekë.

Shkruar nga Versus

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Granit Xhaka është dënuar nga Prokuroria Publike lidhur me çështjen e certifikatës false të vaksinimit kundër COVID-19.

Kapiteni i Zvicrës e ka bërë publik vendimin përmes një postimi në “Story” në Instagram, ku sqaron se është dënuar për marrjen e një certifikimi të rremë.

Dënimi konsiston në 50 kuota ditore me vlerë 3 mijë franga secila, duke e çuar shumën totale në 150 mijë franga, ose rreth 14.75 milionë lekë.

Megjithatë, dënimi është me kusht. Kjo do të thotë se Xhaka nuk do ta paguajë shumën e përcaktuar nëse nuk kryen një tjetër shkelje gjatë periudhës së provës prej dy vitesh.

Futbollisti ka bërë të ditur se shpenzimet e procedurës janë paguar tashmë.

Çështja lidhet me certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, në një periudhë kur dokumenti ishte i nevojshëm për të dëshmuar statusin e vaksinimit në Zvicër./Versus.al

Poll