Bashkimi Evropian ka reaguar sërish ndaj Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbrëmjen e 6 tetorit, duke thënë se ai është në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Përmes një deklarate zyrtare, BE thotë se ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015. BE-ja thekson se Dhomat e Specializuara veprojnë në kuadër të sistemit juridik të Kosovës dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.