"Dyfisho Sipërmarrjen Tënde"/ Rama: Aplikimet që hasin pengesa te bankat do të kenë mbështetjen e Ministrisë
...
Politike
Protesta para Kuvendit/ PD mesazh strukturave: Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite me të njejtën energji, kemi dërguar avokatë për personat e shoqëruar...
Në një mesazh drejtuar strukturave të partisë, bëhet thirrje për vijimin e protestës edhe pasditen e sotme, ndërsa mbështetësit janë ftuar të mblidhen sërish në orën 18:00 para Parlamentit.
8 Tetor 2026, 17:00Nga G.M
pamje
TIRANË- Partia Demokratike ka vlerësuar pozitivisht protestën e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit, duke e cilësuar tubimin si 'shumë të mirë dhe të fortë'. Në një mesazh drejtuar strukturave të partisë, bëhet thirrje për vijimin e protestës edhe pasditen e sotme, ndërsa mbështetësit janë ftuar të mblidhen sërish në orën 18:00 para Parlamentit.
“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji. Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit. Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre. Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti. Të jemi të gjithë bashkë!”, thuhet në mesazh./Dosja.al