8 Tetor 2026, 17:09
Nga E.d
Foto ilustruse
Rreth 50 të dyshuar janë arrestuar në një aksion policor ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës, anëtarët e të cilit janë të lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi të enjten Agjencia Evropiane e Policisë, Europol.
Europol-i tha se të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasje, rrëmbime, të shtëna me armë zjarri dhe sulme me granata dore në gjithë Evropën.
Aksioni kulmoi më 6 tetor me kontrolle në 42 lokacione në Slloveni dhe Spanjë, ndërsa arrestimet u kryen në bashkërendim me një qendër operative në Lubjanë dhe me mbështetjen e Europol-it.
Mes të dyshuarve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe të Sllovenisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Holandës.
Në hetim morën pjesë shërbimet policore dhe gjyqësore nga 22 shtete.
Numri më i madh i të dyshuarve u arrestua në Slloveni, gjithsej 34, bëri të ditur Europol-i, ndërsa nga një person u arrestua në Spanjë dhe Kroaci.
Edhe 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët, gjatë një hetimi disavjeçar.
Gjatë ditës së fundit të aksionit, policia sekuestroi 66 kilogramë drogë, përfshirë 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë, si dhe armë zjarri, stoli dhe para të gatshme, thuhet në njoftim.
Hetimi zbuloi se grupi kriminal fshihte sasi të mëdha narkotikësh në ngarkesa komerciale të mallrave, duke përdorur rrugët e ligjshme të transportit si mbulesë për kontrabandën.
Sipas Europol-it, anëtarët e rrjetit angazhonin kryesisht shoferë nga Sllovenia, Bosnje e Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët me kamionë, furgonë dhe automjete bartnin drogën së bashku me mallra të ligjshme.
Për komunikim dhe koordinim, ata përdornin platformat e enkriptuara SKY ECC dhe CryptCom. Kokaina, kanabisi, amfetamina, MDMA-ja dhe metamfetamina transportoheshin nga Belgjika, Holanda dhe Spanja drejt vendeve të tjera evropiane. Transporti i ligjshëm i mallrave njëkohësisht sillte fitime shtesë dhe ulte kostot e kontrabandës.
Humbja e drogës çonin në dhunë
Sipas rezultateve të hetimit, EUROPOL-i thekson se dërgesat e drogës të sekuestruara ose mosmarrëveshjet mes anëtarëve të rrjetit shpesh përfundonin me përleshje të dhunshme.
Hetuesit e lidhin grupin me disa të shtëna me armë zjarri, vrasje dhe tentativa vrasjeje, si dhe me rrëmbimin e një anëtari të organizatës.
Në sulme u përdorën mjete shpërthyese, përfshirë granata dore, ndërsa objektiva ishin anëtarët e rrjetit kriminal dhe familjarët e tyre.
Autoritetet thonë se dhuna përdorej për të rikuperuar humbjet, për të ndëshkuar përgjegjësit për dërgesat e dështuara dhe për të ruajtur kontrollin brenda organizatës. Gjatë hetimit u zbulua edhe një tentativë vrasjeje në Spanjë.
Nga shkurti i vitit 2022 deri në shtator të vitit 2026, autoritetet sekuestruan 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.
U sekuestruan gjithashtu 550 litra anhidrid acetik, një kimikat që përdoret në prodhimin e drogës, armë automatike me silenciator, municion dhe disa pistoleta.
Megjithatë, Europol-i thotë se sasitë e sekuestruara përbëjnë vetëm një pjesë të aktiviteteve të përgjithshme kriminale.
Përmes analizimit të komunikimeve në SKY ECC dhe provave të tjera, hetuesit kanë rindërtuar transporte dhe transaksione të tjera të lidhura me të dyshuarit.
Për këtë arsye, pritet që të dyshuarit të ndiqen penalisht për trafikimin e 2.5 tonëve të tjerë kanabis, 474 kilogramëve kokainë, 104 kilogramëve heroinë, 30 kilogramëve amfetaminë, 11.6 kilogramëve MDMA, nga një kilogram ketaminë dhe hashash, 18.000 tabletave ekstazi dhe 1.000 njësive kërpudhash psikoaktive.
Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu 45 litra vaj të destinuar për prodhimin e amfetaminës.
Në njoftim thuhet gjithashtu se Europol-i gjatë hetimit u ofroi policive kombëtare mbështetje analitike dhe operacionale, ndërsa në ditën e aksionit një ekspert i kësaj agjencie dhe një hetues kroat punuan nga qendra e koordinimit në Lubjanë.
Nga kjo qendër u koordinuan në kohë reale arrestimet dhe aktivitetet e hetuesve në territorin e disa shteteve./REL
50 të arrestuar
Bota
8 Tetor 2026, 16:42
E.M
STRASBURG- Një statujë e presidentit amerikan Donald Trump, e mbuluar me fletë ari 23 karatësh, është ekspozuar në ambiente...
Bota
8 Tetor 2026, 15:12
G.M
August Hanning
GJERMANI- Hetimi ndaj ish-kreut të shërbimit gjerman të inteligjencës së jashtme BND, August Hanning, ësht&eum...
Bota
8 Tetor 2026, 14:59
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas sulmit vdekjeprurës ndaj dy autobusëve urbanë n&eum...
Bota
8 Tetor 2026, 14:55
G.M
pamje e autobusit
UKRAINË- Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ...
Bota
8 Tetor 2026, 14:49
G.M
pamje
SPANJA- Vdekja e 87-vjeçares Maricarmen Abascal, gruas që u bë simbol i reagimit shoqëror ndaj krizës së strehimit n&...
Bota
8 Tetor 2026, 14:45
G.M
Fotografi ilustruese.
Më pas, vuri re një detaj rrëqethës që sugjeronte se kjo nuk ishte një vjedhje: Kapela e tij e bejsboll...
Bota
8 Tetor 2026, 13:06
I.A
Anne Carson
STOKOLM- Poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson, e cila kombinon klasiken me modernen, fitoi të enjten Çmimin Nobel në Let&e...
Bota
8 Tetor 2026, 09:04
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Në gusht, kompanitë gjermane e rritën prodhimin katër herë më shumë sesa pritej. Prodhimi i ko...
Bota
8 Tetor 2026, 08:53
E. D
Donald Trump
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve të reja us...
Bota
8 Tetor 2026, 08:21
E. D
Uebsajti amerikan i Oxygen Forensics u sekuestrua nga autoritetet amerikane muajin e kaluar
SHBA- Më 15 tetor 2024, në një sallë hoteli...