Mazniku i përgjigjet Braçes: Lushnja kryen funksione që Divjaka nuk i bën

8 Tetor 2026 | 17:22

Deputeti socialist Erion Braçe kundërshtoi gjatë fjalës së tij në Kuvend propozimin e Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, duke shprehur rezerva për mënyrën se si po bëhet reforma.

Pas tij, Arbjan Mazniku replikoi duke argumentuar se reforma territoriale nuk duhet të shihet vetëm përmes numrit të bashkive apo hartës së re, por edhe përmes kompetencave dhe mënyrës se si ato ushtrohen nga pushteti vendor.

Mazniku solli si shembull bashkitë Lushnjë dhe Divjakë, duke thënë se bashkia e Lushnjës ushtron një sërë funksionesh që, sipas tij, Divjaka nuk i kryen në të njëjtën masë.

Ai përmendi planifikimin urban vendor, zhvillimin e turizmit, strehimin social, kujdesin social, arsimin profesional dhe transportin.

“I nderuar z. Braçe, i vlerësoj debatet që kemi bërë për reformën, e cila duhet të ketë jo vetëm hartat, por edhe kompetencat. Jemi në një pikë që humbasim momentumin, nuk do ia dalim dot ose ia dalim përmes këtij mekanizmi që kemi sot”, tha Mazniku.

Duke iu referuar konkretisht ndarjes territoriale, ai vijoi:

“Për të qenë i vërtetë, bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji, as nga qeveria për t’i ushtruar. Planifikimi urban vendor, Lushnja e bën, Divjaka jo. Zhvillimi i turizmit – Lushnja shpenzon, Divjaka jo. Strehimi social është një politikë që bën bashkia, Divjaka nuk e bën”.

Mazniku tha gjithashtu se disa prej këtyre funksioneve mbështeten edhe nga Enti i Banesave, ndërsa shtoi se diferencat shfaqen edhe në fusha të tjera të shërbimeve vendore.

“Kujdesi social për të sëmurët, arsimi profesional, transporti, Lushnja e bën, Divjaka jo”, u shpreh ai.

Në përfundim të replikës, Mazniku e lidhi reformën territoriale me kërkesat për financimin europian, duke argumentuar se planet zhvillimore duhet të hartohen nga pushteti vendor.

“Kohezioni social kërkon që planet zhvillimore të jenë të ndërtuara nga pushteti vendor dhe nëse nuk janë të ndërtuara nga pushteti vendor, nuk financohen nga BE”, deklaroi Mazniku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet mesazhi i PD-së për strukturat: Kemi qenë shumë mirë sot, mblidhemi në orë 18:00 sërish

Pas protestës së zhvilluar paraditen e sotme kundër reformës territoriale, në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhe për rikthimin e qytetarëve në protestë edhe gjatë pasdites....
17:03 | 08/10/2026

Braçes i fiket mikrofoni, por vijon të flasë kundër reformës! Deputetët e PD-së: Lëreni të flasë

Debati për reformën territoriale në Kuvend është shoqëruar me një moment të veçantë gjatë fjalës së deputetit socialist, Erion Braçe. Pasi kishte shprehur kundërshtimet e...
16:49 | 08/10/2026

Braçe kundër Reformës Territoriale: Ndryshojmë jetën e njerëzve me këtë hartë, jo kufijtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend gjatë debatit për reformën e re territoriale, duke shprehur publikisht kundërshtimet e...
16:46 | 08/10/2026