Detaji që tërhoqi vëmendjen në Kuvend, Berisha kërkon në Anglisht fjalën…
Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, vijon me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, teksa në fokus është Reforma Territoriale.
Përtej debateve parlamentare, një tjetër detaj i fiksuar nga kamerat tërhoqi vëmendjen. Berisha u pa duke përdorur tabletin e tij, ku kishte hapur fjalorin e njohur anglez Collins Dictionary. Ajo që ra në sy ishte kërkimi i bërë në pajisje: fjala “narkoshtet”.
Termi është përdorur shpesh nga lideri demokrat në deklaratat e tij politike, veçanërisht në akuzat drejtuar qeverisë dhe mazhorancës.
Pamjet e regjistruara në sallën e Kuvendit kanë marrë vëmendje pikërisht për këtë detaj, duke sjellë në fokus edhe një herë termin “narkoshtet”, një prej shprehjeve më të përdorura në retorikën politike të Berishës.

