E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Përkthimi në rrezik nga AI? Andoni në “Takohemi n’Vizion”: Do kthehemi në redaktorë

Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në fushën e përkthimit, duke hapur diskutime mbi të ardhmen e përkthyesve dhe veçanërisht të përkthimit letrar.

Në studion e “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës, përkthyesit dhe studiuesit diskutuan rreziqet dhe mundësitë që sjell përdorimi i AI në këtë fushë.

Reklamë

Përkthyesja Aida Baro tregoi rastin e një shkrimtari kanadez, i cili kishte kandiduar për një çmim në Francë, por më shumë se gjysma e librit ishte bërë me AI.

Ndërkohë, sipas përkthyesit Ben Andoni, është shumë e afërt koha kur përkthyesit do të kthehen në redaktorë të një teksti të bërë me AI.

Reklamë

Ndërkohë për përkthyesen dhe regjisoren Anxhela Cikopani, është totalisht e pamundur të të zëvendësohet puna me AI.

Pjesë nga biseda:

Fjodora Fjora: A është AI një rrezik për mënyrën si do përkthehet në vazhdim?

Baro: Vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më e pranishme AI, duke ndërhyrë edhe në punë zanate, që janë në art, shkrim, krijimtari. Jo më larg se para disa ditësh, një shkrimtar kanadez ishte kandidat për çmim në Francë, por libri i tij u tërhoq nga gara se dikush doli e tha se pjesa më e madhe ishte shkruar me AI. Përkthimi rrezikon, sidomos përkthimi letrar. Nga gjuhët e huaja në shqip është ende shumë, shumë herët për të thënë që ne jemi të rrezikuar. Pastaj varet nga ndërgjegjja e botuesve nëse duan një punë të mirë.

Andoni: Rreziku kryesor është publiku. Nëse publiku do jetë i përgatitur për të kuptuar metafora, AI e ka shumë të vështirë që ta prishë punën e përkthimit. Përkthimi me AI është jashtëzakonisht shumë i ftohtë. Puna më e vështirë e përkthyesit është kur mëson emrin e autorit dhe do kuptosh metaforat e tij, kuptohesh kur e ka shkruar, do zbërthesh autorin. Mendoj se përveç publikut, njerëzit që i kanë kushtuar jetën biznesit, duhet të jenë kërkues nga përkthyesi. Nuk është e largët dita, neve një grup i joni do kthehemi në editor, do kthehemi nga përkthyes në editor, si redaktor i punës së bërë nga AI.

Cikopani: Shumë kompani ndërkombëtare kanë nisur të kenë editor, pra rregullon përkthimin e bërë nga AI. Por unë mendoj se është totalisht e pamundur të të zëvendësojë AI.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.