Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.
Një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga, është përplasur me murin e një biznesi, ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe më pas, pas disa rrotullimeve, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit u dërgua me urgjencë nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore dhe ekspertët e Policisë Shkencore të cilët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit dhe po disiplinojnë trafikun.
Sipas dyshimeve paraprake, drejtuesi i automjetit po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, duke u përplasur me objektin në anë të saj.










Komente
Komento