Situata e Vllaznisë duket se po përkeqësohet me kalimin e ditëve.
Largimi i trajnerit Martini duket se nuk po ndryshon situatën te kuqeblutë, pasi tani ka ardhur edhe një veprim i lojtarëve që padyshim do krijojë edhe më shumë telashe në ekipin shkodran.
Sipas asaj që tregon portali “Veriu Sot”, lojtarët e Vllaznisë nuk kanë dalë në stërvitje duke e bojkotuar atë në shenjë proteste për vonesat e rrogave nga drejtuesit e klubit.
Këta të fundit kanë gjetur mundësinë të afrojnë një trajner të huaj, por njëkohësisht, kanë pa paguar disa muaj rroga të futbollistëve kuqeblu.
Ndaj në stërvitjen e paradites sot është paraqitur vetëm stafi i skuadrës, pasi lojtarët nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke sjellë edhe dështimin e seancës stërvitore.
Kjo padyshim që hedh edhe më shumë hije mbi situatën Vllaznisë dhe të ardhmen e skuadrës që gjendet në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes e gjithnjë e më shumë duket e rrezikuar për mbijetesë, ashtu si disa vite më parë ku shpesh shkak i problemeve mes klubit e skuadrës ishte situata financiare.
© SYRI.net
Liverpooli trondit tregun, përgatit ofertën gjigante për Mbappe
Mourinho s’po e ndal dot kaosin, plas sërish grushti në stërvitjen e Real Madridit
UEFA Nations League/ Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në ‘Air Albania’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: