Për urbanistin Gent Kaprata, reforma administrative-territorale i shërben modernizimit të vendit, por kurrësesi që ajo të realizohet për interesa politike siç po pretendon ta miratojë mazhoranca socialiste.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, teksa Kuvendi është mbledhur për të miratuar variantin përfundimtar të paraqitur nga PS, Kaprata thotë se reforma është e rëndësishme për të ndarë veprimet, funksionet e komptencat që një qeveri vendore ka pushtet t’i kryejë kundrejt asaj qendrore, dhe jo për të ndarë territorin vendor në llokma dhe harta.
Sipas Kapratës, njëjtë si më 2014, edhe ndryshimet e sotme të ‘Territoriales’, janë si ato planet rregulluese shumëngjyrëshe që nuk sjellin asgjë.
Territorialja më ka preokupuar që më 2012, dhe ngrija argumentet pse duhet bërë, është shumë e rëndësishme të bëhej, është për modernizimin e shtetit. Shqipëria s’ka nevojë të bëhet, por të modernizohet e zhvillohet dhe një nga dimensionet është përmes reformës territorialo-administrative.
Jo kjo harta me ngjyra për të ndarrë terrtioret e vendit dhe në llokma, e kam fjalën për një reformë të mirëfilltë që përcakton se kush është veprimtaria e qeverisë qendrore dhe fushëveprimatria vendore. Veprimet, funksionet e komptencat që një qeveri vendore ka pushtet t’i kryejë kundrejt asaj qendrore.
Tjetër gje të bësh një reformë që mund të shkojë deri në ndërhyrje kushtetuese. Çfarë funksionesh do kestë qeverisja si një e tërë, dhe pasi është bërë që në kushtetutë. Për mua të ketë një qeverisje rajonale, për të ndarë funksionet e bashkisë, rajoneve dhe qeverisë. Si më 2014 edhe sot, kjo harta është si planet rregulluese shumëngjyrëshe dhe kaq. Nuk sjell asgjë.
© SYRI.net