Protesta kunndër Reformës Territoriale, shoqërohen tetë persona në Komisariat
Tensionet gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit kanë përshkallëzuar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Kështu 8 persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, ndërsa disa protestues kanë mbetur të lënduar. Në mesin e tyre raportohet edhe një person që ka pësuar dëmtime dhe është gjakosur gjatë përleshjes. Protesta u zhvillua në një kohë kur në Kuvend po diskutohet projektligji për reformën territoriale. Qytetarët kundërshtojnë ndryshimet e propozuara, duke argumentuar se ato do të thellojnë shpopullimin e vendit dhe do të dëmtojnë komunitetet jashtë zonave urbane.

