Sali Berisha është protagonist sot në Kuvend teksa ka përmendur skandalin e videove intime të Adi Hilës me personazhe të njohura të showbizzit. Kreu i Partisë Demokratike ngatërron kompozitorin me ish futbollistin e Kombëtares, Andi Lila. Një moment që padyshim nuk kaloi pa të qeshura në sallë, ndërsa Berisha vijonte të fliste edhe për Ergys Agasin.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Berisha tha: “Ju them unë ju, ju jeni pengje. Ato videot e Andi Lilos, ato janë lule në krahasim me videot e Gys Agasit me ju. Po, po, janë lule ato. Ja u them unë shqiptarëve”.
Natyrisht një moment gazmor në këtë ditë maratonë të seancës plenare që po mbahet në Kuvend për votimin e reformës territoriale. E megjithatë i gjithë opinioni publik tanimë padyshim nuk i ngatërron emrat si lideri i PD-së. Teksa Lila shkëlqente në fushë dhe bënte krenar çdo shqiptar, Adi Hila u bë i njohur së fundmi dhe mjaft viral për shkak të viralitetit të videove intime.
