Vallja e Osman Takës, pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor 2026 | 17:40

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e cilësuar këtë valle si një prej shprehjeve të identitetit dhe traditës çame.

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë”, shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, vallja përcjell në kohë historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të trashëguar ndër breza.

“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza”, u shpreh Rama.

Vallja lidhet me figurën e Osman Takës, nga Konispoli, dhe karakterizohet nga lëvizje të fuqishme, por njëkohësisht elegante. Përmes interpretimit të saj, ajo përcjell vlera si trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë.

Përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale synon të njohë dhe të ruajë këtë traditë, duke e përcjellë atë te brezat e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas vendimit të GJKKO, nëna dhe foshnja 4-muajshe lënë ambientet e burgut të Pojskës

Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, Greta Gjoci ka lënë sot ambientet e IEVP Pojskë, vetëm një ditë pasi ishte dërguar...
16:50 | 08/10/2026

Tabaku: Territori nuk është pushtet por identitet, Reforma Territoriale i ka shkelur këto parime

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të propozuara në Reformën Territoriale. Ajo u shpreh...
16:39 | 08/10/2026

Mbrojtja Civile: Reshje me intensitet të lartë sot dhe nesër në disa qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte, ku ka bërë të ditur se gjatë pasdites së sotme dhe...
16:31 | 08/10/2026