web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapën pikë këmbimi valutor pa licencë/ Jepen masa me arrest për 14 persona

8 Tetor 2026, 17:41, Aktualitet CNA

Hapën pikë këmbimi valutor pa licencë/ Jepen masa me arrest

Me kërkesë të Prokurorisë Fier jepen masa sigurimi për 14 persona që ushtronin veprimtari financiare pa licencë të Bankës së Shqipërisë.

Prokuroria dokumentoi 14 raste të subjekteve tregtare që ushtronin veprimtari në fushën e këmbimit valutor pa qenë të pajisura me licencën përkatëse.

Në kuadër të procedimit penal u caktua dhe ekzekutuan masat e sigurimit  “Arrest në shtëpi”, ndaj personave nën hetim: E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A., R. S., A. K., ZH. Z., J. G.

Ndaj këtyre shtetasve u caktuan edhe masat "Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera, janë ushtruar kontrolle në subjektet tregtare që dyshohet se ushtronin veprimtari të palicencuar të këmbimit valutor, si dhe në banesat e administratorëve të këtyre subjekteve.

Nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme monetare në valuta të ndryshme, konkretisht: 4,461,000 lekë; 92,390 euro; 8,215 paund britanikë; 220 franga zvicerane; 30 lira turke; 45 dirhamë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe sende të tjera, të dyshuara si prova materiale, konkretisht: një armë sportive, tip pistoletë, me zara plastikë; një armë antike, tip pistoletë; një mjet i mprehtë antik, me këllëf; një mjet i mprehtë metalik, me bisht druri.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Fier, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar të paligjshme, përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe administrimin dhe vlerësimin e të gjitha provave të mbledhura./CNA 

 





Lajmet e fundit nga