Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Të gjithë kundër të gjithëve?

400 mijë euro të falsifikuara, zbulohet laboratori ilegal në zemër të Napolit

400 mijë euro të falsifikuara, zbulohet laboratori ilegal në zemër të Napolit

17:27, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një laborator i fshehtë për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara është zbuluar në lagjen Chiaia të Napolit. Gjatë operacionit, autoritetet italiane sekuestruan më shumë se 12 mijë kartëmonedha false, me prerje 20 dhe 50 euro, me një vlerë nominale prej rreth 400 mijë eurosh.

Tre persona, të tre me precedentë të mëparshëm për falsifikim monedhash, u arrestuan në flagrancë më 29 shtator. Ata u kapën gjatë kontrollit në laborator, teksa dyshohet se po merreshin me prodhimin e parave të falsifikuara.

Sipas hetimeve, kartëmonedhat përgatiteshin fillimisht në një shtypshkronjë pranë aeroportit të Capodichinos dhe më pas transportoheshin në laboratorin në Chiaia, ku përfundonin procesin e përpunimit.

Në ambientet e laboratorit u gjetën pajisje profesionale, kompjuterë dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për falsifikimin e kartëmonedhave. Mes tyre kishte printerë dixhitalë, makineri për laminim, pajisje për prerje dhe printerë për etiketa.

Hetuesit gjetën gjithashtu materiale që imitonin elemente të sigurisë së kartëmonedhave, përfshirë filigrane dhe shirita holografikë të falsifikuar.

Sipas autoriteteve, kartëmonedhat e sekuestruara paraqisnin ngjashmëri të konsiderueshme me ato origjinale. Teknikat e përdorura dyshohet se lidhen me të ashtuquajturin “Napoli Group”, një rrjet i njohur ndërkombëtarisht për falsifikimin e monedhave.

Gjatë kontrollit u gjetën edhe materiale që dyshohet se ishin destinuar për falsifikimin e dokumenteve të identitetit, përfshirë prova printimi për kopertina pasaportash italiane dhe imitime të hologrameve të kartave elektronike të identitetit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shtrirjen e rrjetit dhe destinacionin e kartëmonedhave të falsifikuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco