E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

“Vallja e Osman Takës” në Listën Kombëtare të Trashëgimisë, Rama: Simbol i identitetit çam, krenarisë dhe qëndresës!

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë, duke u njohur si një prej vlerave të rëndësishme të traditës kulturore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se kjo valle, e lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza.

Reklamë

Sipas tij, vallja simbolizon trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë.

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Reklamë

Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, shkruan Kryeministri Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.