web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vallja e Osman Takës, Trashëgimi Kulturore Jomateriale/ Rama: Simbol i identitetit çam

8 Tetor 2026, 17:46, Aktualitet CNA

Vallja e Osman Takës, Trashëgimi Kulturore Jomateriale/ Rama: Simbol i

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale për përfshirjen e Valles së Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Në postimin e tij, Rama shkruan se kjo valle, simbol i identitetit çam, mbart historinë dhe qëndresën e tradite që është përcjellë ndër breza.

“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, thuhet në postimin e Ramës. /CNA





Lajmet e fundit nga