LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale/ Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Në përgjigje të tij, ish-bashkëkryetari i PS për reformën territoriale Arbjan Mazniku, ka thënë se ndryshimi nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i ndarjes së hartës, por edhe në raport me kompetencat që do të kenë njësitë vendore.

8 Tetor 2026, 17:42 Nga G.M
Reforma territoriale/ Mazniku: Reforma nuk është vetëm
Arbjan Mazniku

TIRANË- Debati për reformën territoriale ka sjellë përplasje edhe brenda Partisë Socialiste, teksa deputeti Erion Braçe ka shprehur kundërshtime ndaj propozimit për hartën e re territoriale. Në përgjigje të tij, ish-bashkëkryetari i PS për reformën territoriale Arbjan Mazniku, ka thënë se ndryshimi nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi i ndarjes së hartës, por edhe në raport me kompetencat që do të kenë njësitë vendore.

Gjatë fjalës së tij, Mazniku iu referua propozimit për bashkimin e Divjakës me Lushnjën, duke thënë se një bashki më e madhe mund të ofrojë shërbime dhe të ushtrojë funksione që një njësi më e vogël e ka të vështirë t’i realizojë. Sipas tij, Bashkia e Lushnjës kryen një sërë funksionesh që Bashkia e Divjakës nuk i përmbush dot në të njëjtën mënyrë, ndër to planifikimin urban vendor dhe ofrimin e shërbimeve të strehimit social. Mazniku theksoi se reforma territoriale duhet të shoqërohet me rishikimin e kompetencave dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, përtej përcaktimit të kufijve të rinj administrativë.

“I nderuar z. Braçe i vlerësoj debatet që kemi bërë për reformën, e cila duhet të ketë jo vetëm hartat, por edhe kompetencat.  Jemi në një pikë që humbasim momentumin nuk do ia dalim dot ose ia dalim përmes këtij mekanizmi që kemi sot. Për të qenë i vërtetë bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji as nga qeveria për t’i ushtruar. Planifikimi urban vendor, Lushnja e bën, Divjaka jo. Zhvillimi i turizmit-Lushnja shpenzon, Divjaka jo. Strehimi social është një politikë që bën bashkia, Divjaka nuk e bën. Enti i banesave ka pjesën e tij  dhe i ndihmin bashkitë kur munden. Lushnja merret, Divjaka nuk merret. Kujdesi social për të sëmurët, arsimi profesional, transporti, Lushnja e bën, Divjaka jo. Kohezioni social kërkon që planet zhvillimore  të jenë të ndërtuara nga pushteti vendor, dhe nëse nuk janë të ndërtuara nga pushteti vendor nuk financohen nga BE”, tha Mazniku./Dosja.al

reforma territoriale arbian mazniku

Sondazh

Poll

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike

Në Kuvend votohet sot për “Territorialen”/ Protestuesit mesazh deputetëve: Shkrini qeverinë

Bardhi thirrje deputetëve të PS: Mos u ktheni në kartona të Edi Ramës

Qytetari ndihet keq, lan sytë me qumësht, disa të tjerë përfundojnë në spital

Brenda Kuvend, jashtë protestë/ Persona me maskë "vëzhgojnë" nga tarraca e Toptanit

Bardhi: Rama shantazhoi dhe deputetët që i dolën kundër. Spiropali: S’me shantazhon dot askush

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Berisha: Vlora Hyseni u emërua këshilltare e Padrinos me rekomandim direkt të Aleksandër Vuçiçit

Ndodh edhe kjo, protestuesit hedhin pulën para efektivëve të policisë