Nënkryetarja e Kuvendit, drejtuese e seancës së sotme parlamentare, Evis Kushi i mbylli mikrofonin deputetit socialist Erion Braçe i cili doli në foltore për tu shprehur kundër reformës së njëanshme territoriale të propozuar nga kryeministri Rama.
Gjatë fjalës së tij, Braçe tha se ndarja e re territoriale shkel parimet mbi të cilat duhet të bëhet një reformë dhe se ka pasur mungesë transparence gjatë hartimit të draftit.
Drejtuesja e seancës, zonja Kushi i mbylli mikrofonin dhe refuzoi tia hapte ndërkohë që Braçe po rendiste me argumenta gjithë kundërshtimin e tij ndaj asaj që është paraqitur më herët nga Mazniku dhe në përgjithësi nga Partia Socialiste.
Seanca parlamentare ka nisur prej orës 10:00, ndërsa jashtë qytetarët protestojnë kundër reformës territoriale.
Pjesë nga fjala e Braçes
Braçe: Me territorin, pushtetin në këte nivel, janë bërë eksperimente pas eksperimentit. Mjafton t'u kujtoj që kam qenë këtu në këtë parlament kur kryetarët e bashkive u bën edhe deputet dhe bënin njëherësh edhe kryetarin e bashkisë edhe deputetin. Kur zonat elektorale kaluan kufijtë e bashkive dhe u bënë më shumë se to. Unë nuk e kam mohuar kurrë dhe as e kam refuzuar nevojën për një reformë të plotë të pushtetit vendor.
Qeverisjes vendore me qëllim të qartë mirëqeverisjen në këtë nivel. Qeverisja qendrore për shkak të definicioneve kushtetuese, por edhe për shkak të të kuptuarit keq të qeverisjes, larg nga qytetari, u vendos larg nga qytetari dhe kjo ndodhi shpesh. Ky pushtet, vendori është natyralisht pranë tij. Ai është pushteti i qytetarit dhe është më pranë tij. Pra reforma në këtë nivel është e domosdoshme.
Ndërkohë ky që kemi përpara është një ligj që vizaton një hartë të re administrative dhe territoriale. E kam dëgjuar shpesh këto ditë se kemi patur një angazhim elektoral në zgjedhjet 2005 për reformë, jo për hartë.
Harta e provuar shumë herë është e përkohshme, e paqëndrueshme dhe si reformë tërësisht e pamjaftueshme.
E kam dëgjuar disa herë nga e hëna veçanërisht sot paradite se harta është produkt i mundësive politike më troç votave shumicës që ato krijojnë. Kështu ka qenë nga 1992-shi përfshi dhe atë rastin për të cilin ju fola. Kështu ishte edhe në 2014-n. Ndaj jemi sot këtu. Më e keqja këtu është që këtu jemi edhe sot. Edhe kjo hartë e cila me gjas do të ndryshojë edhe njëherë do të marrë fuqi nga 2031-shi me ndryshimin e fundit. Këtë mësova sot paradite.
Unë mendoj se qëndrueshmëria e reformave nuk vjen nga votat. Nuk vjen nga votat. Vjen nga parimet dhe gjerësia e këtyre parimeve. Parimet janë shkelur.
Parimet nuk janë zbatuar njësoj kudo në territor të vizatuar nga kjo hartë dhe kjo u thapur edhe pa ndërroje hiç.
Përse na tolerohet ne kjo? Ne me këtë ligj sot ndryshojmë jetën e njerëzve në 15 bashki. Nuk ndryshojmë kufijtin administrativ të tyre, po ndryshojmë jetën e njerëzve.
Madje ndryshojmë jetën e njerëzve edhe në bashkitë e tjera që ato po i përthithin.
Po kaq me lehtësi e marrim ne këtë fakt, ndryshimin e jetës njerëzve të cilët kanë bërë plane për jetën e tyre. Ata që janë më të rinj kanë bërë plane për të ardhmen e tyre duke përfshirë nga fëmijët e me radhë, shkollimin e tyre, edukimin e tyre, punën e tyre, biznesin e tyre, të ardhurat e tyre.
Bie dakort me shënimin e një kolegu pak më parë këtu që populli ushtron sovranitetin përmes përfaqësuesve të zgjedhur me votë. Është një delegim i fortë ky që kërkon medos përgjegjësi, por edhe përgjegjshmëri. Kufizohet këtu. Që të ndodhë kjo duhet transparencë për të dhënat, për analizat, për aktet, për vendimet.
Transparenca efektive quhet jo thjesht hedhje të ca letrave atje atë tanë, por edhe ato kanë munguar.
Transparencë efektive nuk ka patur dhe jo për shkak të ndarjes partiake këtu, por edhe brenda një grupi.
Pra, as në nivel grupi, as në nivel profesional grupi, siç komisionet parlamentare, siç komisioni i ekonomisë, këtij Kuvendi, kur kriteret që justifikojnë këtë ligj janë thuajse të gjitha me karakter ekonomik dhe financiar.
Mes lumit të informacionit që nuk u nda me ne në një vit, por serviret në publik patjetër në funksion të mbështetjes së kësaj harte do ishte udhës që informacioni të ishte korrekt.
Po flas për kompetencat Arbër, të dëgjova edhe më parë, po edhe në vijim, ditë të shkuara që i referohesh kompetencave të bashkisë dhe faktit që ato nuk i kanë përmbushur, nuk i kanë shfrytëzuar përmes tyre, nuk kanë ofruar shërbime.
Nuk ishe korrekt në çfarë the.
Po 46 kompetenca kanë sot bashkitë. Kjo është e vërtetë siç është e vërtetë që një pjesë e madhe janë formale, për të mos thënë janë banale, siç është e vërtetë që këto kompetenca u transferuan pa buxhet apo me buxhet të pamjaftueshëm, referuar dhe të vlerës të përftuar nga çmimet e nga manuali i çmimeve që aplikon vetë qeveria veçanërisht ne infrastrukturë.
Do dua të lexoj sepse me thënë të drejtën i mora i nxitur pikërisht nga përsëritja e përsëritja e përsëritja e këtij argumenti.
Shikoni infrastrukturë, kompetencat e bashkisë është prodhimi.
Bie gongu
Braçe: A mund të flas të lutem?
Braçe: Prodhimi, trajtimi, transmetimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm është kompetencë e bashkive. Seriozisht e thoni këtë? Po a kemi ndërtuar ne thashë atje që s'janë më nën drejtimin e bashkive?
Mbedhja, largimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura po prap është në të njëjtën logjikë. Mbledhja dhe largimi i ujërave të shiut, mbrojtja nga përmbytjet në zonat e banuara. Po patjetër, duhet të jetë po ne na mbysin lumenjtë në Divjakë e Lushnje.
Lumenjtë janë nën administrim e qeverisjes qendrore. Ndërtimi, rehabilitimi, mirwmbajtja e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, trotuareve, shesheve publike e kështu me radhë. Po, po e mbani mend sa lekë transferuat, kur u transferua kjo kompetencë nga buxheti? E kështu me radhë. Janë disa, por dua të ndalem tek ajo që është thelbi. Se kohë pas kohe edhe këtu u tha që e kemi patur në programin politik dhe elektoral një reformë të pushtetit vendor, jo thjesht dhe vetëm ndarjet e territoriale, sepse aty flitet për decentralizim të kompetencave, decentralizim të financave publike e në fund fare pastaj edhe për shndërrimin e bashkive në agjent të zhvillimit ekonomik.
Kushi: Ju lutem përfundoni.
Braçe: Bujqësia, zhvillimi rural edhe pyjeve. Bashkitë kanë vetëm një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë kompetenca, ndër të cilët pjesën më të madhe të tyre i zotëron edhe si buxhete qeverisja qendrore. Të lexoj pak.
Krijimi dhe administrimi i sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor dhe rural. Ej, talleni.
Po këtë e bëjnë drejtoritë e bujqësisë, drejtoritë e ekstensionit. Nuk e bëjnë bashkitë. Dhe pse duhet ta bëjnë ato dhe s'duhet ta bëjë bashkia? Sepse ato kanë paratë. Bashkia jo. Nuk i është transferuar kjo kompetencë bashkive. Si kjo janë dhe dy të tjera. Po tek zhvillimi ekonomik, mbështetja dhe zhvillimi i biznesit të vogël.
Kushi: Zoti Braçe, koha përfundoi. Ju lutem mbylleni.
Braçe: S'ka problem, mbylle se do ta flas me zë. Kam zë, kam vesë nga fshati biles.
Braçe flet pa mikrofon
Pavarësisht se këtu mungon e gjithë qeveria. A është gati qeveria të delegojë pushtet real tek pushteti vendor? A është gati qeveria të delegojë kompetenca, funksione, buxhete, tatime, taksa, të ardhura, prona, që i mban ajo e që i takojnë komuniteti atje, atij pushteti që është afër qytetarit? Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk…
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Po, faleminderit zoti Braçe.
Braçe: Në qoftë se s’bëjmë këtë, keq më vjen por nuk kemi bërë gjë. Dhe mund të mblidhemi të gjithë këtu e t’i japim këtij emrin e saj, hartës, si të doni.
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, faleminderit! Ju lutem…
Braçe: Por kjo…
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Fjala është për zotin Arjan Ndoja.
Braçe: Por kjo nuk është e tillë! Bëhet e tillë në qoftë se njerëzit e besojnë si të tillë. Mund ta bëjmë me letra atë, por duhet ta besojnë njerëzit këtë! Sepse problemi ynë janë njerëzit! Problemi ynë nuk janë letrat, janë njerëzit!
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Fjalën ia kam dhënë zotit Arjan Ndoja.
Braçe: E fundit gjë. E dëgjova me shumë vëmendje argumentin që e gjitha po bëhet për fondet e kohezionit dhe të zhvillimit rajonal të Bashkimit Evropian. Në rregull, po e mendon kush atë që thotë dhe e beson kush atë që thotë? Po si… si mendoni ju që një hartë na bën pjesë automatike të fondeve të kohezionit social të Bashkimit Evropian?
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, ju lutem! Tërheq vëmendjen të lironi foltoren.
Braçe: Dhe vetëm kjo hartë nuk e jep këtë gjë, vetëm kjo hartë nuk e garanton sot, nuk e garanton këtë gjë! Dhe është thelbësore për të kuptuar që gjërat duhet t’i bëjmë me vërtet!
Ndërhyn drejtuesja e seancës: Zoti Braçe, po pengoni zhvillimin e seancës! Ju lutem lironi foltoren. Sigurisht që jo… jo… Lironi foltoren…
Braçe: Kanë qenë shumë tepër që kemi marrë përmes projekteve e i kemi keqpërdorur. Duhet të kishim bërë ndryshe. Një shtet i tërë kishte mundësi të sjellë hartën dhe të gjitha kompetencat që i çojnë pushtetit real te qytetari. Të gjitha, pa përjashtim! Dhe që t’i bëjnë ata realisht të ndihen pjesë e një pushteti.
© SYRI.net
VIDEO/ ‘Perëndimorët e shohin Shqipërinë si një demokraci që çalon’, Abilekaj: Për shqiptarët, autokraci
Murrizi: Në Parlament deputetët s'kanë lidhje me qytetarët, e kanë me servilizmin ndaj kryetarit
‘Territorialja po bëhet me dhunë’, Gjoni: Po shkrini bashkitë për të kapur zgjedhjet, jo për qytetarët