Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka sekuestruar telefonin e ish drejtorit juridik të KAYO-s, Ardit Hysa, aktualisht Sekretar i Përgithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë me dije burimet për Syrin.
Sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për aferën e tregtisë së armëve Rama-Yeffet. Procedimi penal nisi menjëherë pas denoncimeve të Arben Ahmetajt në 'Çim Peka Live' në Syri Tv.
Burimet për Syrin bëjnë me dije gjithashtu se gjatë sekuestrimit të telefonit të Aleks Markut, ish Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorit të KAYO-s, Ardi Veliu dhe biznesmenit Ron Yeffet janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie.
Lexo dhe: Nis sezoni i katërt i emisionit investigativ 'Plug', 'Punët e këqija', Rama 32 mln € për Ron Yeffet
Në kuadër të këtij procedimi penal më 2 tetor janë ushtruar kontrolle në vilën private të Yeffet në periferi të Tiranës, si dhe në zyrat e KAYOS-s e TIMAK, ku subjekte kontrolli kanë qenë Arjeta Puca dhe Ardi Veliu. Kontrolle janë ushtruar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Nufi, teksa gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje telefonike e kompjuterike, kontrata e dokumentacion.
© SYRI.net
Exchange pa licencë/ 14 urdhër-arreste në Fier, sekuestrohen para cash dhe armë zjarri
Agaçi dhe Olta Xhaçka, dyshime se janë përfshirë në pastrim parash. Një dosje e re është regjistruar në SPAK
E-Maile të reja në dosjen 'Balluku', SPAK nis pyetjen për herë të 2-të të personave të pandehur. Radha e Belindës