14 masa sigurie në Fier, dyshohen për këmbim valutor pa licencë! Sekuestrohen miliona lekë dhe valuta të huaja
Prokuroria e Fierit ka kërkuar vendosjen e masave të sigurimit për 14 persona, të dyshuar se ushtronin aktivitet të këmbimit valutor pa licencë nga Banka e Shqipërisë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, në kuadër të procedimit penal nr. 617 të vitit 2026, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, parashikuar nga neni 170/ç i Kodit Penal.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit. Sipas Prokurorisë, janë dokumentuar 14 raste ku subjekte tregtare dyshohet se kryenin aktivitet të këmbimit valutor pa autorizimin përkatës.
Për 11 persona është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ata janë E. Dh., H. Sh., E. I., A. I., L. T., L. Z., F. D., Ç. S., V. B., D. A. dhe R. S.
Për A. K. dhe ZH. Z. gjykata ka vendosur “Ndalimin e daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndërsa për J. G. është caktuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Gjatë kontrolleve në subjektet tregtare dhe banesat e administratorëve, autoritetet kanë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme.
Në total janë sekuestruar:
- 4,461,000 lekë
- 92,390 euro
- 8,215 paund britanikë
- 220 franga zvicerane
- 30 lira turke
- 45 dirhamë
Përveç parave, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe sende të tjera që dyshohet se përbëjnë prova materiale. Mes tyre janë një armë sportive tip pistoletë me zara plastikë, një armë antike tip pistoletë, një mjet i mprehtë antik me këllëf dhe një tjetër mjet i mprehtë metalik me bisht druri.
Prokuroria e Fierit bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar, përcaktimin e rolit të secilit prej personave nën hetim dhe vlerësimin e provave të sekuestruara.
Personat e mësipërm janë nën hetim dhe vendosja e masave të sigurimit nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre penale, e cila do të përcaktohet përfundimisht nga gjykata.
OBSH harton udhërrëfyesin global për trajtimin e hipertensionit te gratë shtatzëna
Manifaktura në tkurrje, humbasin 25 mijë vende pune, mbyllen 150 fasoneri
Inflacioni zbret nën 3%, transporti dhe ushqimet mbeten të shtrenjta
- 18:07 Deepfake-t dhe AI “nën kontroll”, Danimarka përgatit ligjin e ri
- 18:05 SHBA, BE dhe Kina: Tre qasje të ndryshme për rregullimin e inteligjencës artificiale
- 17:59 Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit
- 17:54 Manchester City u shpall fajtor për shkelje të rregullave financiare, Haaland: Të qëndrojmë të bashkuar
- 17:54 OBSH harton udhërrëfyesin global për trajtimin e hipertensionit te gratë shtatzëna
- 17:50 Manifaktura në tkurrje, humbasin 25 mijë vende pune, mbyllen 150 fasoneri