Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video të kësaj valleje, duke e cilësuar atë si një simbol të identitetit çam.
Vallja lidhet me figurën e Osman Takës nga Konispoli dhe është përcjellë brez pas brezi si pjesë e traditës kulturore shqiptare.
Në postimin e tij, Rama shkruante:
“Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”.
