web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi akuzon PS-në: Reforma është elektorale, votimi pa marrëveshje është marrëzi

8 Tetor 2026, 18:26, Politikë CNA

Shehi akuzon PS-në: Reforma është elektorale, votimi pa

Politikani Dashamir Shehi komentoi tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit, teksa këtë të enjte pritet të votohet projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale.  

I ftuar në “A2CNN”, Shehi e cilësoi si një reformë që zhvillohet për qëllime elektorale, ndërsa nuk ngurroi të shprehej se vendosmëria për përshpejtimin e kësaj reforme është një marrëzi, pasi mungon marrëveshja me opozitën.

 “Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. E para e punës. E dyta, në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83? Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti i marrëveshjes. Këto bashki nesër do administrohen minimalisht një e treta nga pala opozitare. Këto bashki, në qoftë se ndryshon qeveria, çfarë do t’u bëjmë? Do t’u rikthehemi prapë edhe nga e para një reforme tjetër”,-tha Shehi./CNA

 





Lajmet e fundit nga