Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në mes të rrugës (DETAJET E PARA)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni
Foto nga aksidenti

Një aksident rrugor ka ndodhur  pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese