web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja territoriale/ Baçi: Akt arrogance i superpushtetit të një personi

8 Tetor 2026, 18:37, Politikë CNA

Ndarja territoriale/ Baçi: Akt arrogance i superpushtetit të

Deputeti i PD-së Luan Baçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, e ka cilësuar Reformën Territoriale si “akt arrogance i superpushtetit të një personi”.

Baçi u shpreh se kryeministri Edi Rama po trajton territorin e Shqipërisë sikur të ishte mall i tij personal dhe jo sikur i përket të gjithë shqiptarëve.

Ai ka shtuar më tej se kjo reformë “noterizon” interesat elektorale për mazhorancës dhe vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme, duke i privuar sipas tij hapësirën opozitës për një garë të ndershme dhe demokratike

"Kjo reformë është akti i arrogancës së vazhdueshme të super-pushtetit të një njeriu, i cili ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit, shet prona, shkrin bashki dhe njësi administrative, shkatërron institucione, shkel ligj e Kushtetutë për të arritur çdo marrëzi me territorin e një vendi, sikur të ishte mall që ja ka lënë babai i tij dhe jo mall i shqiptarëve. Me këtë akt mazhoranca noterizon interesat  antiligjore elektorale të qeverisë për një tjetër grabitje të zgjedhjeve të radhës që do të vijnë. Kjo i privon sërish hapësirën opozitës për një garë të ndershme e demokratike", tha mes të tjerash Baçi. /CNA





Lajmet e fundit nga