8 Tetor 2026, 18:56
Nga E.d
Pamje
TIRANË- Policia ka dalë një një njoftim zyrtar pas përplasjeve dhe tensionve të cilat ndodhën ditën e sotme gjatë protestës së qytetarëve para Kuvendit. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se gjatë protestës ka pasur disa situata të tensionuara, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet mes efektivëve dhe protestuesve. Si pasojë e kësaj janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tetë persona.
Punonjësit e Policisë u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë. Por sipas policisë, këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.
Njoftimi
Në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit hartoi planin e masave për garantimin e perimetrit të sigurisë, si dhe të rendit e sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale, që u mbajt para Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme. Gjatë tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë shtyrë dhe goditur me vezë, domate, gurë dhe sende të tjera punonjësit e Policisë të planëzuar në shërbim.
Punonjësit e Policisë, në zbatim të ligjit për tubimet, u kanë bërë thirrje, nëpërmjet megafonit, këtyre shtetasve që të mos vijonin veprimet e kundërligjshme ndaj punonjësve të Policisë dhe të zbatonin urdhrat e ligjshëm të Policisë, që të mos cenonin perimetrin e sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bllokonin rrugën. Këto urdhra nuk janë zbatuar nga disa prej pjesëmarrësve në tubim.
Në këto kushte, punonjësit e Policisë, në zbatim të procedurave standarde të punës, me qëllim neutralizimin e veprimeve të dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në tubim, kanë përdorur spraj individual policor dhe, në vijim të veprimeve, kanë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.
Shërbimet e Policisë po kryejnë detyrën me korrektësi dhe profesionalizëm, për të garantuar rendin, sigurinë dhe ushtrimin e së drejtës së çdo qytetari për të protestuar paqësisht.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për pjesëmarrësit në tubim që të respektojnë ligjin dhe të mos kryejnë veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë, pasi çdo veprim i kundërligjshëm do të trajtohet në përputhje me ligjin./Dosja.al
protesta policia perplasje
Aktualitet
8 Tetor 2026, 18:37
E.d
Ilia Ilia
DURRËS- Ilia Ilia, avokati i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dhe bashkëshortit të...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 18:20
E.d
Pamje
MALËSI E MADHE- Banorë të fshatit Vukël në Kelmend kanë protestuar kundër ndërtimit të tre hidrocen...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:53
E.d
Prokuroria Fier
FIER- Prokuroria e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 11 persona, pasi hapën një pi...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:41
E.d
Pamje
LUSHNJË- Një aksident rrugor ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Plukut, në bypass-in e Lushnjës. Një automjet ti...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:37
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për “Pastrim t&eu...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:29
E.d
Pamje
TIRANË- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tetë protestues, të cilët morën pjesë në p...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 17:13
E.d
SPAK
TIRANË- Hetimet kanë marrë një rrjedhë të re dhe një sërë lëvizjesh, pasi ditën e sotme SPAK i ...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:41
G.M
ASHK
ELBASAN- Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka emëruar një drejtues të ri në Drejtorinë Vendore të Elbasanit. Eve...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:37
G.M
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci
Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti ndryshimin e Ligjit për Dhomat e...
Aktualitet
8 Tetor 2026, 16:22
E.d
Pamje
ELBASAN- Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektor&...