E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Po zhvillojmë bisedime”, Trump: SHBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime produktive me Republikën Islamike të Iranit dhe se nuk do të nisin asnjë sulm të ri ushtarak kundër vendit para zgjedhjeve të ndërmjetme që do të mbahen më 3 nëntor 2026.

“Jemi duke pasur bisedime produktive me Republikën Islamike të Iranit. Dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se, ndërsa Irani është në gjendje shumë të keqe si ekonomikisht ashtu edhe ushtarakisht, dhe ndërsa bllokada do të mbetet në fuqi të plotë, me naftë që po rrjedh në sasi rekord përmes Ngushticës së Hormuzit (22 milionë fuçi vetëm natën e kaluar, pa asnjë fuçi që vjen apo shkon nga Irani!), ne nuk do ta sulmojmë Iranin në asnjë moment para zgjedhjeve të ndërmjetme që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 3 nëntor. Irani nuk do të ketë armë bërthamore! presidenti Donald J. Trump”, shkroi Trump.

Reklamë

Trump ka deklaruar më parë se Irani është në pozitë të dobët dhe se konflikti mund të përfundojë shpejt pas zgjedhjeve, por tani ka bërë të qartë se nuk do të ketë sulme të reja para datës 3 nëntor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.