Korreshi: Mazniku simpatiku nuk di ku bie Lushnja, ju nuk dini ku merrni rrogën

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka deklaruarnga foltorja e parlamentit, se reforma territoriale nuk i shërben qytetarëve.
Ai ka ironizuar me kreun e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbër Maznikun, se nuk e di ku bie Lushnja.
“Bir Selmani i nënës, kë të qaj më parë, detin që do më vijë afër, apo liqenin që më është tharë. Çfarë flisni ju, se Mazniku Simpatiku, nuk di fare ku bie Lushnja. Na dha këtu mendime se autobusi i Bashkisë Lushnjë bën 3 kilometra dhe nuk ka Divjaka, gënjen. Ne deri te rotondo Plugut e çojmë, këto shërbime ofrojmë mender jush Bashkia Lushnjë. Siç ofron Bashkia Lushnje për zjarrfikësit. Çfarë shërbimesh ofron bashkia Lushnje? Çfarë shërbime ofron, se do vijë arkitektët, po ku lënë patronazhistët tuaj, që i keni punësuar me kamiona. Këtu nuk bën diferencë ai me tetëvjeçare dhe ai me shkollë të lartë. Ata tuajët nuk e dinë se në çfarë ndërmarrje marrin rrogën. Kur vjen SPAK-u pyesin drejtorët e bankës, aman, nga vjen rroga?”, tha Korreshi.




