
Shqipëria ka marrë dakordësinë në nivelin e COELA-s për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Burime nga Bashkimi Europian bëjnë me dije se COELA ka arritur marrëveshjen për mbylljen e përkohshme të kapitullit, duke i hapur rrugë hapit të radhës në procesin e negociatave.
Çështja pritet të kalojë nesër rreth mesditës në COREPER, ku përfaqësuesit e vendeve anëtare do të shqyrtojnë marrëveshjen. Pas miratimit në këtë strukturë, pritet të vijojë procedura për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Sipas burimeve të BE-së, janë planifikuar paraprakisht katër konferenca ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme, me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.
Për Shqipërinë, data më e mundshme për zhvillimin e konferencës është 13 tetori, pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.
Megjithatë, deri tani nuk ka një datë zyrtare të konfirmuar për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri./Versus.al

