EMRI/ Tragjedi në pyll: 35-vjeçari shqiptar humb jetën duke prerë pemë

EMRI/ Tragjedi në pyll: 35-vjeçari shqiptar humb jetën duke prerë pemë

19:02, 08/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës.

Viktima është Shkëlzen Pali, i cili prej vitesh jetonte në Itali.

Ai ndodhej në pyll së bashku me një koleg duke prerë pemë.

Gjatë punës, për transportimin e trungjeve ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi në momentin kur po aktivizohej kablloja e teleferikut.

Dyshohet se një pjesë e kabllos ishte krijuar si lak në tokë dhe Pali kishte futur këmbët brenda saj, pa e kuptuar. Kur mekanizmi u vu në lëvizje, kablloja e goditi rëndë 35-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco