Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga Franca në Mamurras për të gjetur vdekjen, trupi i një 61-vjeçari gjendet i dekompozuar

Shkruar nga Newsbomb
Nga Franca në Mamurras për të gjetur vdekjen, trupi i një
Foto ilustruese

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një 61-vjeçari është gjetur sot në Mamurras, në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë.

Sipas Policisë, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez me inicialet G. P., i cili mendohet se kishte mbërritur në këtë zonë si vizitor. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 61-vjeçari mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, nën drejtimin e prokurorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese