
Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të mërkurë në zonën e “Përroit të Zall Frashërit”, në fshatin Zhejë të Mamurrasit, në Kurbin.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G.P., rreth 61 vjeç.
Dyshohet se 61-vjeçari kishte shkuar në këtë zonë për ta vizituar, ndërsa nga informacionet paraprake nuk përjashtohet mundësia që të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e plotë të viktimës, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Përfundimet pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore./Versus.al

