Protesta e 131 zhvendoset nga “Bulevardi” drejt parlamentit, protestuesit kundra Reformës Territoriale
Protesta e 131-të ka marrë një tjetër drejtim këtë të enjte, duke u zhvendosur nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ndryshe nga tubimet e mëparshme që janë zhvilluar pranë Kryeministrisë.
Zhvendosja e protestës vjen në një ditë kur në Kuvend pritet të votohet reforma territoriale e propozuar nga Partia Socialiste, një prej nismave më të debatuara dhe të kundërshtuara nga opozita dhe protestuesit.
Qytetarët u mblodhën edhe gjatë paradites pranë Parlamentit, ku pati përplasje me forcat e policisë. Gjatë tensioneve, 8 protestues u prangosën nga efektivët.
Më vonë, protestuesit njoftuan për një tjetër grumbullim gjatë orëve të pasdites, duke e zhvendosur kështu fokusin e protestës te godina e Kuvendit.
Tubimi zhvillohet në një moment kur në sallën e Parlamentit vijon debati për hartën e re territoriale, e cila parashikon ndryshime në organizimin e njësive vendore dhe është kundërshtuar nga opozita dhe një pjesë e deputetëve.
14 masa sigurie në Fier, dyshohen për këmbim valutor pa licencë! Sekuestrohen miliona lekë dhe valuta të huaja
OBSH harton udhërrëfyesin global për trajtimin e hipertensionit te gratë shtatzëna
Manifaktura në tkurrje, humbasin 25 mijë vende pune, mbyllen 150 fasoneri
- 19:28 Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar
- 19:21 Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë
- 19:17 81 mjete ajrore amerikane të humbura ose dëmtuara në luftën me Iranin, dëmi deri në 3.3 miliardë dollarë
- 19:10 Astronautja franceze kthehet në Tokë pas një misioni rekord në hapësirë
- 18:48 Tensionet me Teheranin, Trump: SHBA nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit
- 18:42 SHBA akuzon Nicolas Maduron dhe gruan e tij për tortura ndaj venezuelianëve