Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tirana në protestë dhe parlamenti “zjarr” për reformën territoriale, zyrtari i lartë i BE-së në zyrën e Ramës: Progres i rëndësishëm nga qeveria juaj

Shkruar nga Newsbomb
Tirana në protestë dhe parlamenti “zjarr” për
McGrath me kryeministrin Rama

Teksa protestuesit gjenden para Kuvendit, aty ku pritet të votohet sot reforma territoriale, Komisioneri Europian për Demokracinë, Drejtësinë dhe Shtetin e së Drejtës, Michael McGrath, ka qenë në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ai ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Pas takimit me Ramën në Tiranë, McGrath ka ndarë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se Shqipëria është ndër vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE.

Në fokus të takimit me të parin e qeverisë kanë qenë reformat në drejtësi dhe forcimi i shtetit të së drejtës, si një prej bazave kryesore të procesit të integrimit europian. McGrath ka vlerësuar progresin e bërë deri tani, por ka theksuar se mbetet ende punë për t’u bërë dhe se ritmi i reformave duhet të ruhet për të siguruar rezultate të qëndrueshme.

Postimi i McGrath:
Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE. Por ende mbetet shumë punë e rëndësishme përpara dhe BE-ja do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave të rëndësishme në drejtësi dhe në fushën e shtetit të së drejtës, themeli politik i procesit të anëtarësimit.

Takimi ishte gjithashtu një mundësi për të vlerësuar Kryeministrin dhe qeverinë e tij për progresin e rëndësishëm të arritur deri më tani. Ka rezultate të konsoliduara përparimi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Michael McGrath (@michaelmcgratheu)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese