Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe, për shkak të afërsisë me zonën e banuar, rrezikojnë edhe banesat.
Për shuarjen e zjarrit dhe për të ndihmuar në përballimin e situatës, në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.
Ndërkohë, vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Lini një Përgjigje