web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk na përfaqësoni"/ Protesta e 131 kundër qeverisë zhvendoset para Kuvendit

8 Tetor 2026, 19:56, Aktualitet CNA

Protesta e 131 kundër qeverisë ndryshe nga herët e tjera është zhvendosur mbrëmjen e sotme para Parlamentit, ndërsa vijon seanca plenare me diskutime për ndarjen e re territorial.

“Nuk na përfaqësoni”, “Anulloni ligjet”, “Parlamenti i mafias”, “Në burg qeveria, nuk shitet Shqipëria”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve të cilët vijojnë të qëndrojnë para Parlamentit pavarësisht reshjeve të shiut.

Kujtojmë se që nga nisja e seancës plenare, protesta para Parlamentit ka qenë e vazhdueshme, ndërsa gjatë paradites ka pasur dhe tensione e përplasje fizike. Si rrjedhojë e këtyre trazirave, tetë protestues janë shoqëruar në komisariat. /CNA





Lajmet e fundit nga