Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri i madh “pushton” Selenicën, flakët rrezikojnë banesat! Zjarrfikësit në vendngjarje

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri i madh “pushton” Selenicën, flakët rrezikojnë
Foto nga vendngjarja

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe për shkak se ndodhen në afërsi të zonës së banuar, rrezikojnë edhe banesat.

Për shuarjen e zjarrit dhe për përballimin e situatës, në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora. Ekipet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave.

Sipas raportimeve situata mbetet kritike, ndërkohë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon. Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese