Përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes së studiueses në Siberi, Rusia: 5 mijë teste pa rezultat shqetësues
Autoritetet ruse njoftuan se ekzaminimet mjekësore të të gjithë atyre që kishin rënë në kontakt me studiuesen 28-vjeçe në një institut murtaje në Siberi, e cili vdiq më 2 tetor, kanë përfunduar, pa u zbuluar ndonjë mikroorganizëm patogjen i rrezikshëm.
Daria Sipilova punonte në një institut kërkimor në rajonin e Irkutskut, ku studiohet, ndër të tjera, patogjeni që shkakton murtajën. Vdekja e saj, në rrethana që fillimisht ishin të paqarta, kishte ngritur shqetësime sepse ekzistonte mundësia që ajo vetë të ishte infektuar ose t’u kishte transmetuar një infeksion njerëzve përreth saj.
Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzev, njoftoi nëpërmjet aplikacionit Max se monitorimi i të gjithë personave me të cilët kishte rënë në kontakt kishte përfunduar pa ndonjë problem shëndetësor të lidhur me një sëmundje infektive . Ai tha se ishin kryer gati 5,000 teste laboratorike, pa zbuluar asnjë mikroorganizëm patogjen të rrezikshëm.
Ai konfirmoi se 28-vjeçarja vdiq nga pneumonia, e cila, sipas autoriteteve ruse, nuk lidhej me aktivitetin e saj profesional. Në të njëjtën kohë, ai pohoi se studiuesja ishte vaksinuar dhe kishte imunitet ndaj patogjenëve të rrezikshëm me të cilët punonte, ndërsa ndiqte masat e përcaktuara të sigurisë gjatë trajtimit të tyre.
Vdekja e punonjëses ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar, me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë që i kanë kërkuar Moskës më shumë informacion mbi rastin ditët e fundit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e kishte përshkruar shumicën e informacionit të publikuar rreth vdekjes së saj si “të rremë”.
Ndërkohë, agjencia ruse e shëndetësisë Rospotrebnadzor kishte raportuar më parë se ekzaminimet pas vdekjes treguan se gruaja vdiq nga pneumonia me origjinë të panjohur.
Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s
Çfarë duan protestuesit studentorë francezë dhe çfarë po ofron qeveria?
81 mjete ajrore amerikane të humbura ose dëmtuara në luftën me Iranin, dëmi deri në 3.3 miliardë dollarë
- 19:59 Senatorja Shaheen: Bosnja të largohet nga Rusia dhe ta vazhdojë rrugën drejt BE-së e NATO-s
- 19:47 Çfarë duan protestuesit studentorë francezë dhe çfarë po ofron qeveria?
- 19:43 Italia miraton reformën zgjedhore, opozita: E bën që të fitoi zgjedhjet Meloni
- 19:39 Protesta e 131 zhvendoset nga “Bulevardi” drejt parlamentit, protestuesit kundra Reformës Territoriale
- 19:28 Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar
- 19:21 Korreshi: Harta e re po fut në sherr Lushnjen me Divajkën, ju ka zënë ferra sytë